83-vjetori i Konferencës së Pezës! Kujtohet takimi që synoi bashkimin kundër pushtuesve fashistë
83 vite pas Konferencës së Pezës, kryetarja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Megi Fino kujtoi sakrificat e bëra në vitin 1942 dhe theksoi rëndësinë e unitetit kombëtar.
Gjatë aktivitetit përkujtues, Fino deklaroi se detyrë sot është të vazhdohet me të njëjtën frymë si në Konferencën e Pezës.
“Detyra jonë si pasardhës e atyre që bën aktin historik të Pezës është të tregojmë të njëjtin guxim e vizion sot në ditët tona.Të bashkojmë forca për të përmirësuar jetën e qytetarëve për të nderuar shkolla, institucione moderne për të respektuar të moshuarit për të mbështetur të rinjtë dhe për të afruar Shqipërinë çdo ditë e më shumë me Europën. Le të kujtojmë gjithmonë se Peza nuk ishte vetëm mbledhje politike, por një amanet i madh kombëtar të punojmë së bashku me zemër e mendje të hapur për një Shqipëri të lirë, të drejtë dhe europiane”, u shpreh Megi Fino, kryetare e Këshillit Bashkiak të Tiranës.
Konferenca e Pezës u mbajt më 16 shtator 1942, ku morën pjesë përfaqësues të forcave antifashiste shqiptare me synim që të formohej një front i përbashkët lufte kundër pushtuesit.
/vizionplus.tv




