Presidenti Begaj ka uruar shqiptarët për 29 Nëntorin.
Me anë të një postim të bërë në faqen e tij zyrtare të Facebook, Presidenti shkruan se mijëra shqiptarë gjatë Luftës së Dytë Botërore sakrifikuan gjënë më të shtrenjtë, jetën, për diçka që ata e kishin edhe më të shtrenjtë, lirinë.
Më tej, Begaj thekson se aspirata e tyre për liri mbetet detyrimi ynë për një Shqipëri të lirë e të përparuar.
“80 vite më parë vendi ynë doli trimfues në luftën kundër fashizmit dhe nazizmit, i rreshtuar në anën e duhur të historisë.
Mijëra shqiptarë, djem e vajza të vendit tonë, gjatë Luftës së Dytë Botërore sakrifikuan gjënë më të shtrenjtë, jetën, për diçka që ata e kishin edhe më të shtrenjtë, lirinë.
Sot i përkujtojmë më mirënjohjen më të thellë dhe u përulemi me respektin më të madh. Sakrifica e tyre është amaneti ynë. Aspirata e tyre për liri mbetet detyrimi ynë për një Shqipëri të lirë e të përparuar.
Lavdi përjetë Dëshmorëve të Atdheut!”, shkruan Presidenti Begaj.
/vizionplus.tv





