Para se të vritej nga fqinji i tij, 8-vjeçari në fshatin Grecalli të Fierit ka qenë duke bërë xhiro me biçikletën e autorit, Klodian Çalamani.

 

Pasi e ka rrëmbyer, Çalamani e ka vrarë 8-vjeçarin me lopatë dhe më pas e ka mbuluar me baltë në oborrin e banesës së tij.

 

Klodian Çalamani

 

Kur ora ka shkuar 15:30, e ëma ka denoncuar në polici zhdukjen e djalit të saj.

 

Autori është marrë në pyetje nga policia, e po ashtu edhe familjarët e viktimës, me të cilët ai ishte fqinj.

 

38-vjeçari, sipas dëhmive të fqinjve jetonte i vetëm dhe ishte një njeri problematik. Ai rezulton të jetë dënuar me 4 vjet burg disa vite më parë për mbajtjen peng dhe dhunimin e një vajze 16-vjeçare.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *