E martë, 6 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

8 të vdekur nga tërmeti, nxirret i pajetë babai i pronarit të hotelit në Durrës

Shkon në 8 numri I personave që kanë gjetur vdekjen si pasojë e tërmetit të fortë që goditi Shqipërinë mengjesin e kësaj të martë.

Viktima e fundit e raportuar është babai I pronarit të hotelit “Palma” që u shemb plotësisht tek Shkembi I Kavajës.

Reklamë

Babai I Arben Qatos u nxorr I pajete nga rrënojat duke e rënduar bilancin e tërmetit. Më ishte nxjerre e gjallë mamaja e pronarit të hotelit që nuk ekziston më, ndërsa mbetet ende nën rrënoja djali I tij, Klodian Qato 25 vjec.

Viktimat e tjerë janë raportuar në Thumane, Kurbin, një pallat tjetër në lagjen nr 18 në Durrës dhe një vile dykateshë në zonën e Ish Kënetës po në Durrës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë