E premte, 13 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

8 të infektuar dhe 1 viktimë nga koronavirusi sot në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut ka njoftuar se këtë të martë janë regjistruar 8 raste të reja me Covid-19, nga 185 teste të kryera. Në total, numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me koronavirus arrin në 1,526.

Ministria e Shëndetësisë raportoi se ka ndërruar jetë një paciente nga Tetova, 59 vjeçe, e cila ka qenë e shtruar 15 ditë në spitalin “8 shtatori” dhe ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në total, numri i të shëruarve nga Covid-19 shkon në 1013, dhe numri i rasteve aktive është 427.

Vazhdo të lexosh

Reklamë