Subscribe

Aktivistja për të drejtat e grave, Sevim Arbana e ftuar në emisionin “7pa5” në Vizion Plus të moderuar nga Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova ka folur për 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të  Gruas.

Shpesh ka debate lidhur me 8 Marsin, nëse duhet të jetë festë apo protestë. Zonja Arbana thotë se është në dorë të grave që të zgjedhin, nëse do të protestojnë apo festojnë. Ajo gjithashtu sqaron se në 8 mars nuk është festa e nënës, ashtu siç është përvetësuar në Shqipëri, por bëhet fjalë për Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Lexo edhe :

Related Posts

Arbana: Disa mund të festojnë, disa mund të protestojnë. Duke hedhur pyetjen “festë apo protestë” në publik, u kemi lënë zonjave të zgjedhin atë që është më e mira për to. Është një zgjedhje. Por diçka duhet ta dinë të gjithë, nuk është festa e nënës, është dita e gruas, ku në gjithë botën gratë ngrihen për të drejtat e tyre.

Në Shqipëri kemi dy panorama të grave, nga njëra anë kemi gra të lira, agresive, që janë më të këqija se burrat dhe nga ana tjetër kemi gra që dhunohen, vriten. Edukimi është A-ja. Gruaja duhet të komunikojë me foshnjën që në bark. Duhet të kemi shumë gra të edukuara, por gratë edukojnë dhe burrat. Kultura është familja, shkolla, shoqëria, komuniteti. Janë një sërë faktorësh që të ruash familjen.

Zonja Arbana thotë se shoqëria shqiptare ende nuk ka vlerat e një vendi demokratik.

Arbana: Shqipëria ka qenë një vend maskilist. Në ‘45 ne dolëm nga feudalizmi dhe sistemi komunist ishte një sistem diktatorial që bëri ndryshime gjigante në kontekstin e gruas, por i bëri me dhunë. Shkollimi, lufta kundër analfabetizmit. Nuk kishte fenomene që të përdhunohej një gua sepse ai shkonte në litar. Pas ’90 në shpërthyem, menduam se kjo është demokracia. Nuk kemi vlera të një shteti demokratik. Demokracia ngrihet me dekada, me shekuj, duhet të kesh disa themele të demokracisë. Ne nuk krahasohemi me asnjë vend, as në Ballkan. Serbia, Kosova, Maqedonia janë shumë më mirë se ne. Mungesa e reagimit në Shqipëri është e tmerrshme. Shtetin nuk e shikoj ai armik, e shikoj si partner. Por unë jam një roje publike, që e ruaj shtetitn. Ai duhet të bëjë gjëra për mirëqenin time. Si mund të jetë Shqipëria mirë, kur gjithë të rinjtë kanë ikur? Është një kambanë e tmerrshme, është për të vajtuar. Sot jemi një nga popujt më të plakur. Jemi të mallkuar në mentalitetin tonë si qytetar. Ne i zgjedhim. I ledhatojmë aq shumë sa i bëmë mbretër.

Pse duhet të protestojmë sot?

Arbana: Për çdo gjë. Për shkollat, mjedisin, dhunën, drejtësinë gjinore, etj,. Ka shumë hapësira për të protestuar. Një artist mund të protestojë për më shumë të drejta në fushën e artit. Jemi në kohë antivlerash. Janë shumë gjëra që duhet të ndryshojnë dhe politika sociale e shtetit shqiptar duhet të ribëhet urgjentisht. Ne e kemi ngarkuar shmë shoqërinë shqiptare me negativitete. Në shoqërinë tonë po bëhen hatara, por le të japim një inkurajim publik, le të japim disa shembuj suksesesh. Ka gra dhe vajza që janë mahnitëse në nismat që marrin. Mendoj që mediet duhet të japin disa modele më të mira, më pozitive./vizionplus.tv 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *