Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
10 September 2026
Vizion fokus

Gjykata italiane ul dënimin për ish-të dashurin e 13-vjeçares...

Aksident i trefishtë në aksin Lushnjë-Berat, tre të plagosur

Gogu: Kushtetuesja zbatohet, zgjidhja Kuvendi, administrata jo pjesë

Rutte: NATO është më e fortë se Rusia

Vetëm 22 vjeçe, emërohet trajnere e një ekipi meshkujsh!...

Stuhi të fuqishme përfshijnë Italinë, një grua humb jetën...

Gjermania synon të fusë Inteligjencën Artificiale në operacionet ushtarake

Arrestohen “skifterët” e makinave në Vlorë

Ancelotti nis revolucionin te Brazili, ndryshime të mëdha në...

“Mbi 10 milionë euro gropë”, humbja që solli tronditje...

78 vjet nga kryengritja e Postribës, Autoriteti i Dosjeve sjell rrëfime të rralla të zhdukura nga komunizmi

9 Shtator 15:42

Sot është përkujtuar 78 vjetori i kryengritjes së Postribës e cila është e para lëvizje kundër diktaturës komuniste. Në 9 shtatorin e vitit 1946  kryengritësit sulmuan kazermat e ushtrisë dhe burgun e Shkodrës, me qëllim lirimin e të burgosurve politikë. Revolta u shtyp nga regjimi komunist dhe dhjetëra qytetare u ekzekutuan, ndërkohë që të tjerë u dënuan me burgim të përjetshëm apo me dënime të tjera të ashpra.

Autoriteti i Dosjeve ka sjellë rrëfime të rralla, të cilat u zhdukën gjatë kohës së komunizmit.

Postimi i plotë i Autoritetit të Dosjeve:

#9 shtator1946 #78vjetlëvizja_antikomuniste

“Mbramë, në ora dy mbas mesit të natës u zbulue në seksion se ku ndodhet Jup Kazazi. Në rrethimin që i bëmë shtëpisë dhe mbasi si e pa se neve e gjetëm bodrumin ku ishte mëshefur dhe s’kishte shpëtim, vrau vehten. Këtu popullarizohet se e vramë neve (në dokument nënvizohet me shkrim dore “Mirë”, që nënkupton se e miratojnë). Kemi gjetur disa dokumenta, por ma të randësishmet do t’ua dërgojmë. Zoi Themeli”.

Dokumenti i mësipërm tregon qëndrimin zyrtar që mbajti regjimi komunist për vdekjen e Jup Kazazit, ndër organizatorët e kryengritjes së Postribës, e para antikomuniste në Europën e Lindjes, që po niste instalimin e perdes së hekurt.

Më 9 shtator 1946, duke synuar që me “Postribën” të lironin të burgosurit e të merrnin institucionet, shpërtheu para kohe ajo që sot njihet si Kryengritja e Postribës, me disa qindra kundërshtarë të regjimit, mes të cilëve, vëllezërit Kazazi. Duke qenë më të paktë në numër dhe me armë, kryengritësit dështuan, ndërsa pushteti u bë më i egër duke arrestuar mbi 1200 veta, hapur 11 burgje të përkohshme e vrarë dhjetëra të tjerë. Jupi shpëtoi, por u detyrua të fshihej dhe u strehua te daja i tij.

Me 17 shtator, shtëpia ku fshihej u zbulua, pasi u torturua një dëshmitar që kishte dijeni. Duke mos dashur të binte i gjallë në duart e komunistëve, ai thirri “Rrnoftë Shqipëria. Nuk i dorzohem klyshëve tˋStalinit” dhe vrau veten. Ekzekutorët futën në shtëpi të kontrollonin të vdekurin, nipin 16-vjeçar, Ahmet Kopliku.

I biri i Jupit, Hamza Kazazi thotë se të atin e masakruan edhe për së vdekuri, kënduan e hodhën valle dhe e ekspozuan në qytet.

Pas ngjarjes, 7 anëtarë dhe të afërm të familjes Kazazi u ekzekutuan, vranë veten ose vdiqën, ndërsa dhjetëra të tjerë u internuan. Trupat e të vrarëve nuk iu kthyen kurrë familjeve.

73 vite më pas, ende nuk ndihen varret e:

1- Halit Kazazi(vëllai i madh)- lindur me 3 mars 1900, i dënuar më 1945 dhe ekzekutuar më 1945 në Shkodër.

2- Jup Kazazi(vëllai i dytë)- lindur më 6 tetor 1905, vret veten e nuk dorëzohet, më 17 shtator 1946.

3- Sait(Seit) Kazazi (vëllai i tretë), lindur më 9 prill 1913. Rrethohet në shtëpinë e Hafiz Adem Kazazit. Nuk dorëzohet e vret veten më 6 tetor 1946.

4- Abdullah Kazazi(xhaxha i Jupit), arrestohet për kryengritjen e Postribës, pushkatohet diku në Shkodër pas 1946-s, në moshën 64- vjeçare.

5- Rifat Kopliku, daja i Jup Kazazit. Pas arrestimit më 17 shtator 1946 sepse strehoi nipin, u ekzekutua më 24 shkurt 1947.

6- Osman Kazazi,  kushëri i parë i Jup Kazazit, arrestohet me 17 shtator 1946, dënohet me pushkatim dhe thuhet se vdiq në hetuesi, në moshën 24-vjeçare.

7- Asim Abdurrahmani (Shpuza), djali i tezes së gruas së Jup Kazazit. Inxhinier, kimist, dënohet me pushkatim si spiun. Arrestuar e pushkatuar në Tiranë, më 8 qershor 1947.     

I biri i Jupit, Hamza Kazazi, pas 1990-s ka nisur kërkimet për eshtrat e të afërmve. Ka gërmuar në Kir, sipas dëshmive të një 13-vjeçari që kishte shkuar të lahej në lumë, kur ka parë të varroset një burrë me pizhame (si në fotot e trupit të pajetë të Jupit), në vendin ku më vonë u vu Drejtoria e Ujërave, pas varrezave të Rrmajit.

Hamza Kazazi, pas shumë gërmimesh, nuk arriti dot të identifikonte të atin, por gjeti eshtra të mbështjella në një veladon, me dorë në zemër e me një kryq, që mendohet se qenë eshtrat e një prifti dhe ia dorëzoi ipeshkvit, imzot Zef Simonit në Shkodër. Ndërsa kërkon 7 të zhdukurit e tij prej 30 vitesh, ka arritur të kuptojë se “procesverbalet baheshin të rrejshme”. 

Në qershor 2017, Jup Kazazit, qyteti i Shkodrës i ka dhënë titullin “Qytetar Nderi” (pas vdekjes) dhe Presidenti i Republikës, Nishani, i ka akorduar “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” (pas vdekjes).

Dosja në fjalë mund të vihet në dispozicion të të interesuarve, pranë AIDSSH, në zbatim të ligjit 45/2015./vizionplus.tv

Posted Under:
Vendi
Tagged:
autoriteti i dosjeve Komunizem kryengritja e postribes

Nga e njëjta kategori

Riaktivizohet zjarri në Çërrilë të Mallakastrës, ndërhyrje edhe nga ajri

më shumë...

Fluturime direkte mes Luksemburgut dhe Tiranës, ministri Hoxha: Një tjetër kompani ajrore evropiane vjen në Shqipëri

më shumë...

Shpërthimi i bombulës së gazit në Lezhë, ndërron jetë pas disa ditësh 40-vjeçari

më shumë...

Arrestohen “skifterët” e makinave në Vlorë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

5:32

Riaktivizohet zjarri në Çërrilë të Mallakastrës, ndërhyrje...

5:31

Gjykata italiane ul dënimin për ish-të dashurin...

5:04

Aksident i trefishtë në aksin Lushnjë-Berat, tre...

4:58

Fluturime direkte mes Luksemburgut dhe Tiranës, ministri...

4:52

Shpërthimi i bombulës së gazit në Lezhë,...

4:51

Gogu: Kushtetuesja zbatohet, zgjidhja Kuvendi, administrata jo...

4:41

Rutte: NATO është më e fortë se...

4:32

Vetëm 22 vjeçe, emërohet trajnere e një...

4:20

Stuhi të fuqishme përfshijnë Italinë, një grua...

4:18

Parashikimi i motit për ditën e premte

3:50

Gjermania synon të fusë Inteligjencën Artificiale në...

3:25

Arrestohen “skifterët” e makinave në Vlorë

3:06

Ngërçi për pagat, përfundon mbledhja e jashtëzakonshme...

2:55

Ancelotti nis revolucionin te Brazili, ndryshime të...

2:54

19 vatra zjarri në vend, 10 ende...

2:27

“Mbi 10 milionë euro gropë”, humbja që...

2:27

“IA mund të na vrasë të gjithëve”,...

2:21

“Kredi me interes zero për shtëpitë nën...

2:16

Berisha nderohet me Çelësin e Qytetit të...

2:14

Rama: Do mbështesim në programin e strehimit...

Më të klikuarat

  • Tmerr në mes të restorantit, avokati tenton të vrarë ish-gru...
  • Kolegu humbi jetën, vetë mbeti i plagosur në aksionin për ka...
  • Autobusët përplasen kokë më kokë në Selanik, marrin para sta...
  • “Kredi me interes zero për shtëpitë nën 60 mijë euro...
  • Kapen dy autobusë me mish e peshk të kontrabanduar nga Greqi...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.