E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

76-vjetori i genocidit të Çamërisë/ Idrizi: Qeveria ka luajtur mendsh, Rama e tradhtoi kauzën

Në 76-vjetorin e genocidit mbi shqiptarët e Çamërisë, lideri i PDIU-së, Shpëtim Idrizi kritikoi ashpër qeverinë, duke thënë se e konsideroi tradhti heqjen e konceptit “zonë minoritare” nga kryeministri Edi Rama.

Gjatë një fjalimi të mbajtur, Idrizi vlerësoi se vetëm PDIU mbron kauzën çame dhe kombëtare, ndërsa shtoi Rama e tradhtoi kauzën për të cilën u betua fillimisht.

“Shqipëria del me 9 pakica kombëtare, ndërsa ne kemi shqiptarë kudo përreth Shqipërisë. Në Shqipëri ka rrumpallë mavi. Qeveria vazhdon të bëjë gabime të mëdha. Ne vazhdojmë që të kërkojmë heqjen e ligjit të luftës. Kanë qenë dy zona minoritare në Shqipëri ajo e Dropullit dhe një në Finiq. Qeveria shqiptare ka luajtur mendsh. Heqja e konceptit “Zonë minoritare” është tradhti. Ka ekzistuar koncepti i zonës minoritare që në kohën e Mbretit Zog. Kombësia jo si ndihesh, por sic je me fakte. Nëse është sesi ndihesh, i bie që edhe tifozët e Gjermanisë qenkan gjerman, të deklarojmë në census se jemi gjermanë dhe bëhemi pjesë e BE-së. Kjo është marrëzia e radhës. Lexoni konventat ndërkombëtare për pakicat dhe ata, pra pakicat duhet të jenë në kufi. Duan të bëjnë edhe Konispolin e Himarën dy gjuheshe”, tha Idrizi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë