Henri Cili ka mohuar akuzat e ngritura nga prokuroria për implikimin e tij në gjyqin ndaj dy vëllëzerve Aliko të cilët vranë efektivin e RENEA-s në Lazarat.

 

Botuesi dhe pronari i “ UET” u arrestua nga policia së bashku me shumë persona të tjerë pasi akuzohet se ka negociuar me gjyqtarët për uljen e dënimit të vëllëzerve Alban dhe Arbjon Aliko në këmbim të përfitimit të një shumë 700 mijë euro që i është premtuar nga babai i anëtareve të grupit të Lazaratit.

 

Çili rezulton të jetë kapur në përgjime duke folur për këtë cështje me kryefamiljarin Aliko dhe më pas me një gjyqtar.

 

Megjithatë në të paktat fjalë para oficerit gjyqësor në Gjirokastër, Henri Çili ka thënë se cdo gjë ndaj tij është manipuluar dhe se për këtë gjë do të flasë në momentin e duhur nëpërmjet avokatit të tij me prova dhe fakte.

 

Në drejtim të analistit Henri Çili rëndojnë akuza të rënda si “Fshehja e të ardhurave”, “ Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimit”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi dokumenteve” në bashkëpunim.

 

Në mesin e të arrestuarve janë edhe noterja e njohur Shpresa Gjocaj dhe drejtori juridik i “UET”, avokati Ilir Korbi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *