700 euro nata për prostitucion/ Policia: Femrat rekrutoheshin nga “Zogu i Tiranës”
Pas një hetimi gati 1 vjeçar me metoda proaktive nga Policia e Tiranës këtë te diel u finalizua operacioni i koduar “radha jote” për asgjësimin e rrjetit te trafikut te prostitucionit.
Ne pranga përfunduan katër persona mes tyre edhe 28-vjeçari Hermes Nikaj i njohur si “Zogu i Tiranës”. Nikaj ka qene edhe pjesë e botës së televizionit, sipas policisë rekrutonte vajza te reja për shfrytëzim prostitucioni.
Referuar burimeve te policisë mësohet se 28-vjeçari kishte për detyre ne rrjetin e trafikut te gjente vajzat te cilat me pas i dërgonte në banesa ose hotelet sipas kërkesave të klientëve kundrejt përfitimit monetar që varionte nga 10.000 deri 20.000 lekë për 2 orë.
Mes katër te arrestuarve është dhe një 45 vjeçare me iniciale A.B e cila nëpërmjet qendrës së saj estetike fillimisht punësonte vajza te reja si kursante ose si parukiere dhe më pas i shfrytëzonte ato për prostitucion kundrejt një përfitimit monetar që varionte nga 500 deri në 700 euro nata.
Policia procedoi gjithashtu ne gjendje te lire edhe dy vajza 20 e 32 vjeç banuese në Tiranë te cilat akuzohen për veprën penale të ushtrimit te “Prostitucionit”.
Uniformat blu sekuestruan 2 fuoristrada “BMË”, 10 aparate celulare si dhe një sasi lekësh, eurosh dhe dollarësh. Policia ka ndërmarrë një seri operacionesh veçanërisht gjate dy viteve te fundit kur qendrat e estetikes ishin shndërruar ne rekrutuese te vajzave për prostitucion.




