70 qytetarë nga vendet e Bashkimit Evropian janë ritatdhesuar. Ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca falenderoi qeverinë shqiptare për këtë mundësi. Ai tha në “Tëitter” se Shqipëria tregoi edhe një herë sa solidare është në raste nevoje.

 

“Faleminderit qeverisë shqiptare për mbështetjen konkrete në riatdhesimin e më shumë se 70 shtetasve të vendeve anëtar të BE-së të bllokuar në Shqipëri nga shpërthimi i koronavirusi. Një tjetër shembull i prekshëm i solidaritetit konkret në kohë nevoje.”

 

Disa ditë më parë, kryeministri Edi Rama njoftoi se kanë nisur operacionet e riatdhesimit të shqiptarëve që kanë mbetur jashtë vendit. Bëhet fjalë vetëm për ata qytetarë që janë pa para dhe nuk kanë ku të shkojnë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *