Një vajzë 7-vjeçare u përplas për vdekje nga një kamion këtë të enjte në Nikea të Greqisë. E mitura u aksidentua, teksa ishte me kushërirën e saj duke kaluar rrugën.

 

Babai i të voglës rrëfeu mes lotësh për mediat greke sesi ndodhi ngjarja. Sipas tij, vajza e tij u përplas sepse shoferi i kamionit nuk respektoi semaforin e kuq. Ndërsa mezi mbushet me frymë për shkak të dhimbjes së madhe, ai u shpreh se do të dhurojë organet e 7-vjeçares për ata që kanë nevojë.

 

“Ai vrau një shpirt, ëngjëllin tim të vogël. Unë kisha ëndrra për të, m’u shkatërruan ëndrrat. Unë do të dhuroj organet e saj, sytë, zemrën, për fëmijët që luftojnë për jetën.”

 

Shoferi i kamionit ndodhet në komisariat dhe po merret në pyetje nga autoritetet greke.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *