E hënë, 23 Nëntor 2026 Parajsa deri në 01:00 Në vijim ora 01:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

7 shoferë të arrestuar dhe 22 makina të bllokuara, bilanci i Policisë Rrugore në 72 orët e fundit

Policia Rrugore në Tiranë vijon monitorimin e pandërprerë, të qarkullimit të mjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

Monitorimi dhe kontrollet gjatë 72 orëve të fundit janë përqendruar në akset rrugore me frekuentim të lartë.

Si rezultat, janë arrestuar 7 drejtues mjetesh për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor, janë bllokuar 22 mjete dhe janë tërhequr 20 leje qarkullimi.

U procedua dhe 1 drejtues mjeti, i cili u konstatua gjatë kontrolleve në rrugën “Urani Pano”, duke drejtuar mjetin, në efektin e alkoolit, në masën 0.17 mg/l, dhe për të shmangur masën administrative, i ka ofruar punonjësit të Policisë, 2000 lekë.

Reklamë

Gjithashtu, në kuadër të kontrolleve, janë vendosur në total 6819 masa administrative, për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor, si më poshtë:

  • 5062 për qëndrim të gabuar;
  • 641 për mospërdorim të kaskës mbrojtëse/jelekut fosforeshent;
  • 193 për mosvendosje të rripit të sigurimit;
  • 166 për mosdhënie përparësie këmbësorëve;
  • 164 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
  • 74 për parakalime të gabuara;
  • 59 për tejkalim të shpejtësisë;
  • 10 për drejtim të mjetit, në efektin e alkoolit;
  • 289 për mosrespektim të sinjalistikës rrugore, si dhe masa të tjera për shkelje të rregullave të qarkullimit.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për kujdes të shtuar gjatë fundjavës, respektim të kufijve të shpejtësisë dhe sinjalistikës, përdorim të rripit dhe kaskës mbrojtëse, si dhe mosdrejtim të automjetit në efektin e alkoolit.

Kontrollet do të vijojnë pa ndërprerje, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe garantimin e sigurisë së të gjithë përdoruesve të rrugës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.