Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
17 June 2026
Vizion fokus

Trump: Pas Iranit, vjen Ukraina! Samiti i G7 dakordësohet...

Protestuesit shkojnë në “fan zone-n” e botërorit, Rama: Terrori...

Zv.Kryeministrja Koçiu: Reforma në drejtësi dhe Vettingu kanë qenë...

Shkatërrohet rrjeti kriminal i trafikut të kokainës në Athinë,...

Aksident tragjik në Teksas! Avioni rrëzohet në autostradë, dëshmitarët:...

“Venecia” miraton “financimin e partive”, ekspertët e komisionit kërkojnë...

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni zbulon se ka lënë...

Skandal në Milano, shoferët e tramvajit në Milano në...

Rama: Sulmet kibernetike nga Irani problem madhor

Protestat në Shqipëri dhe debati për Zvërnecin, Rama nga...

7 Marsi/ Veliaj letër mirënjohjeje mësuesve të Tiranës: “Shumë shkolla të reja do të hapim në vijim”

7 Mars 11:54

Në këtë 7 Mars, veç urimeve, mësuesit e shkollave të Tiranës morën edhe një letër falenderimi nga kryebashkiaku Erion Veliaj. Në mesazhin e tij, ai u shpreh mirënjohjen për punën dhe sakrificën e tyre në edukimin e brezit të ri.

 

“Përulem përpara jush, përpara përkushtimit tuaj! Ju nderoj për punën, lodhjen, mundin që ju takon ta mbani mbi supe dhe që e mbani me dinjitet, siç jam përulur gjithnjë, me nderim, edhe përpara mësuesve të mi, që më morën për dore dikur. Kësaj here, bashkë me nderimin, dua t’ju them se më keni në krah. Sepse janë të përbashkëta, siç është e arsyeshme, përpjekjet tona në rrugëtimin e formimit të qytetarëve të së nesërmes”, shkruan ai.

 

Teksa shpreh përkushtimin e Bashkisë së Tiranës, Veliaj siguron se, edhe pas 14 shkollave të reja që u hapën vitin që lamë pas, do të ndërtohen shkolla të tjera.

 

“Shumë prej jush kanë mundësinë e drejtpërdrejtë ta prekin përkushtimin tonë, mbështetjen tonë, punët që kemi bërë. Mund ta prekin te 14 shkollat e reja që hapëm përgjatë një viti. E dini mirë se sa hijshëm u qëndrojnë ato shkolla të reja e plot dritë emrave të Lasgush Poradecit, Qazim Turdiut, Vaçe Zelës, Kristo Frashërit, Hasan Voglit… E kemi bërë tashmë premtimin dhe do ta mbajmë: shumë shkolla të reja do të hapim në vijim. Të tjerë prej jush kanë mundësinë e drejtpërdrejtë të vërtetojnë se vëmendja jonë është e njëjta, si për shkollat e qendrës dhe ato të periferisë. Kuptohet nga shkollat “Feti Fanaj”, “Agron Hysenlliu”, “Myrvete Peza”, “Murat Toptani”. Për ne s’ka rëndësi “ku”, por “kujt” ia ofrojmë përkushtimin. Dhe ata janë nxënësit, të gjithë njëlloj të vlefshëm, si për ju, edhe për ne”, nënvizon ai.

 

Veliaj thotë se shkollat e reja sot janë dhe Qendra Komunitare në shërbim të komunitetit pas mësimit.

 

“Të gjithë bashkë keni mundësinë ta vërtetoni se shkollat e Tiranës nuk janë më godina, dyert e të cilave hapen në mëngjes e mbyllen me zilen e orës së fundit të mësimit. Shkollat, sot, janë Qendra Komunitare, ku koha e qëndrimit mbi libra vijon me veprimtari sportive, kulturore, shoqërore… ashtu siç është më e mira për nxënësit. Siç këshillonte Linkolni, i cili mëtonte që mësuesi t’i mësonte të birit jo vetëm librat, por edhe jetën”, shprehet kreu i Bashkisë.

 

Në mbyllje të letrës së tij, kryebashkiaku Veliaj i siguron mësuesit dhe mësueset e kryeqytetit se ai dhe Bashkia e Tiranës do të jenë gjithnjë në krah të tyre.

 

“Tashmë e dini se Tirana është Kryeqyteti Evropian i Rinisë. Qendër graviteti e atyre kryeqytetarëve që ende ju i mbani për dore për t’i udhëhequr nëpër rrugët më të mira, ku duhet të ecin. Ja pra, sa shumë arsye kam të këmbëngul se jemi një skuadër e me të njëjtin përkushtim shohim në të njëjtin drejtim. Të dashur mësues, E kujtoni mirë, me siguri, përgjërimin Linkolnit baba për kolegun tuaj. “Ai fëmijë është i vogël dhe i mirë, ai është biri im”, – i shkroi ai.

 

Unë do t’ia ndryshoj pak fjalët, por jo thelbin: Ata fëmijë janë të vegjël, të tjerë janë të rinj. Janë të mirë. Janë fëmijët tuaj, fëmijët tanë. Dhurojuni më të mirën! Mua, më keni në krah”, thekson Kryetari i Bashkisë së Tiranës.

 

Letra e plotë:

Të dashur mësues,

Teksa jam ulur t’ju shkruaj, më shfaqet letra e shumënjohur e Linkolnit.
Ai i drejtohet mësuesit të papërcaktuar të të birit, që është në moshën për t’i hyrë aventurës më të jashtëzakonshme të jetës së një njeriu; një aventurë e panjohur, por e bukur dhe magjike.
Djali im është ende i vogël, duhet edhe pak sa të vijë koha e t’jua dorëzoj, t’jua lë që ta merrni për dore e t’i mësoni gjërat që duhet të dijë, siç thoshte Linkolni, butësisht.
Por, përpara se të vijë ajo kohë, kam të tjera gjëra për t’ju thënë, duke qenë se ju i keni marrë sakaq për dore nxënësit, që i kanë hyrë aventurës më të madhe të jetës.

 

Përulem përpara jush, përpara përkushtimit tuaj. Ju nderoj për punën, lodhjen, mundin që ju takon ta mbani mbi supe dhe që e mbani me dinjitet, siç jam përulur gjithnjë, me nderim, edhe përpara mësuesve të mi, që më morën për dore dikur. Kësaj here, bashkë me nderimin, dua t’ju them se më keni në krah. Sepse janë të përbashkëta, siç është e arsyeshme, përpjekjet tona në rrugëtimin e formimit të qytetarëve të së nesërmes.

 

Shumë prej jush kanë mundësinë e drejtpërdrejtë ta prekin përkushtimin tonë, mbështetjen tonë, punët që kemi bërë. Mund ta prekin te 14 shkollat e reja që hapëm përgjatë një viti. E dini mirë se sa hijshëm u qëndrojnë ato shkolla të reja e plot dritë emrave të Lasgush Poradecit, Qazim Turdiut, Vaçe Zelës, Kristo Frashërit, Hasan Voglit…
E kemi bërë tashmë premtimin dhe do ta mbajmë: shumë shkolla të reja do të hapim në vijim.

 

Të tjerë prej jush kanë mundësinë e drejtpërdrejtë të vërtetojnë se vëmendja jonë është e njëjta, si për shkollat e qendrës dhe ato të periferisë. Kuptohet nga shkollat “Feti Fanaj”, “Agron Hysenlliu”, “Myrvete Peza”, “Murat Toptani”. Për ne s’ka rëndësi “ku”, por “kujt” ia ofrojmë përkushtimin. Dhe ata janë nxënësit, të gjithë njëlloj të vlefshëm, si për ju, edhe për ne.

 

Të gjithë bashkë keni mundësinë ta vërtetoni se shkollat e Tiranës nuk janë më godina, dyert e të cilave hapen në mëngjes e mbyllen me zilen e orës së fundit të mësimit. Shkollat, sot, janë Qendra Komunitare, ku koha e qëndrimit mbi libra vijon me veprimtari sportive, kulturore, shoqërore… ashtu siç është më e mira për nxënësit. Siç këshillonte Linkolni, i cili mëtonte që mësuesi t’i mësonte të birit jo vetëm librat, por edhe jetën.

 

Tashmë e dini se Tirana është Kryeqyteti Evropian i Rinisë. Qendër graviteti e atyre kryeqytetarëve që ende ju i mbani për dore për t’i udhëhequr nëpër rrugët më të mira, ku duhet të ecin. Ja pra, sa shumë arsye kam të këmbëngul se jemi një skuadër e me të njëjtin përkushtim shohim në të njëjtin drejtim.

 

Të dashur mësues,

E kujtoni mirë, me siguri, përgjërimin Linkolnit baba për kolegun tuaj. “Ai fëmijë është i vogël dhe i mirë, ai është biri im”, – i shkroi ai. Unë do t’ia ndryshoj pak fjalët, por jo thelbin:
Ata fëmijë janë të vegjël, të tjerë janë të rinj. Janë të mirë. Janë fëmijët tuaj, fëmijët tanë.
Dhurojuni më të mirën! Mua, më keni në krah.

Gëzuar 7 marsin!

Erion Veliaj

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
7 Mars leter Mesues Urim Veliaj

Nga e njëjta kategori

Marjana Koçeu tha se është kërcënuar nga Bajrat, reagon avokati Tahiraj: Deklarata të pabazuara në prova, deputetja të paraqesë prova

më shumë...

Protestuesit shkojnë në “fan zone-n” e botërorit, Rama: Terrori i rrugës fillon me akte që duken “të vogla”, vepruan si lëvizjet ekstremiste

më shumë...

Zv.Kryeministrja Koçiu: Reforma në drejtësi dhe Vettingu kanë qenë gur themeli në rrugën europiane të Shqipërisë

më shumë...

I shpallur në kërkim për plagosje të dyfishtë, arrestohet 41-vjeçari, policia: Ishte i armatosur

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

1:27

Marjana Koçeu tha se është kërcënuar nga...

12:17

Trump: Pas Iranit, vjen Ukraina! Samiti i...

12:16

Protestuesit shkojnë në “fan zone-n” e botërorit,...

11:49

Zv.Kryeministrja Koçiu: Reforma në drejtësi dhe Vettingu...

11:47

I shpallur në kërkim për plagosje të...

11:37

Kërcënohet deputetja Koçeku? Neomalësorja mesazh për Bajrajt:...

11:26

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja,...

10:49

Shkatërrohet rrjeti kriminal i trafikut të kokainës...

10:44

Aksident tragjik në Teksas! Avioni rrëzohet në...

10:33

Policia njofton kufizime për qarkullimin e mjeteve...

10:31

Policia Kufitare bllokon 8 mjete ujore në...

10:23

“Venecia” miraton “financimin e partive”, ekspertët e...

10:14

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni zbulon se...

10:00

Eric Wendt votohet në senat, 51 vota...

9:43

Skandal në Milano, shoferët e tramvajit në...

9:31

“Besoji intuitës”, parashikimi i yjeve për secilën...

9:28

Denoncuan trafikantët e drogës në Polici, dhunohet...

9:03

Rama: Sulmet kibernetike nga Irani problem madhor

8:42

Protestat në Shqipëri dhe debati për Zvërnecin,...

8:24

Rama në Berlin: Europa ka nevojë për...

Më të klikuarat

  • Kërcënohet deputetja Koçeku? Neomalësorja mesazh për Bajrajt...
  • U plagos nga i kërkuari Violand Braçellari në Maliq, Hita vi...
  • Dita e 17-të e protestës, nis grumbulimi i qytetarëve
  • Protestat e qytetarëve, Taulant Muka: Kancelaritë e Europës...
  • Vetëm 10 ditë i punësuar në administratë, Muka: Rama i maste...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.