Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
04 June 2026
Vizion fokus

“Zvërneci i ndotur”, Rama publikon pamjet dhe mbron investimin...

Makinat përplasen kokë më kokë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen...

“Jemi në një luftë hibride”, Rama për investimin në...

Maran e nis me “këmbën e majtë” aventurën në...

Irani paralajmëron: Sulmi ndaj Bejrutit rrezikon rikthimin e plotë...

Gjermania dështon të sigurojë vendin në Këshillin e Sigurimit

SHBA-ja ka ridrejtuar mbi 125 anije tregtare që nga...

Protesta para Kryeministrisë, Rama publikon dy projektet dhe ironizon...

Samiti i ardhshëm i NATO-s në Turqi, Rubio konfirmon...

Tragjedia në Shëngjin, këta janë dy të rinjtë që...

7 Marsi/ Presidenti Begaj pret mësuesit nga Shqipëria, rajoni dhe diaspora: Janë ambasadorët më të çmuar të gjuhës shqipe

7 Mars 16:19

Sot, në ditën e shënuar të Ditës së Mësuesit, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, bëri bashkë në një pritje mësues shqiptarë nga të gjitha trevat dhe nga diaspora, në një ceremoni kushtuar kontributit të tyre kombëtar për ruajtjen, përcjelljen dhe trashëgiminë e gjuhës shqipe.

Të ftuar në këtë aktivitet ishin mësues në pension nga e gjithë Shqipëria, mësues nga shkollat shqipe në Kosovë, Mal të Zi dhe rajon, si dhe mësues të shkollave shqipe të diasporës, të ardhur nga shtete të ndryshme të botës.

Gjatë fjalës përshëndetëse, Presidenti Begaj, duke nderuar aktin e guximshëm të atdhetarëve të Mësonjëtores së parë shqipe, shprehu mirënjohje ndaj të gjithë mësuesve shqiptarë për misionin e tyre kombëtar.

“7-Marsi nuk është vetëm festë kalendarike. Është një moment reflektimi kombëtar. Sa investojmë ne në arsim, aq investojmë në të ardhmen tonë. Sa respektojmë dhe nderojmë mësuesin, aq respektojmë dhe nderojmë veten tonë, shoqërinë tonë dhe kombin tonë”, – deklaroi Presidenti Begaj në çelje të ceremonisë.

Presidenti i Republikës vlerësoi gjithashtu shërbimin që i bëjnë gjuhës amtare mësuesit e shkollave shqipe në diasporë.

“Ju keni diçka më të fortë, diçka që lidhet me bindjen se gjuha nuk është thjesht një mjet komunikimi, por është identiteti ynë. Ajo mbart në vete rrëfenjat e të parëve, këngët e djepit dhe ëndrrat e Rilindësve tanë. Sa herë humb një fjalë shqipe, humb edhe një pjesë e shpirtit tonë. Prandaj, puna juaj në diasporë nuk është thjesht mësimdhënie, por edhe ruajtje e lidhjes shpirtërore me kombin. Në klasat tuaja gjuha shqipe nuk mësohet vetëm si gramatikë. Ajo mësohet si histori, si kujtesë, si lidhje me gjyshërit dhe gjyshet, me vendlindjen dhe me rrënjët tona”.

“Ju jeni ambasadorët tanë më të çmuar. Ju po parandaloni humbjen e shpirtit shqiptar në dallgët e globalizimit. Ju jeni ura që lidh brezat. Ju jeni garancia se integrimi nuk do të thotë asimilim. Ju jeni dëshmia se një komb nuk matet vetëm me territorin që ka, por me gjuhën që ruan dhe trashëgon”, – nënvizoi Presidenti Begaj, duke theksuar se për këtë mirënjohja është e thellë dhe e përhershme.

Kreu i Shtetit vlerësoi gjithashtu mësuesit veteranë të ardhur nga Kosova për guximin dhe sakrificën e tyre përballë dhunës dhe represionit të regjimit të Millosheviçit, kur shumë prej tyre i kthyen shtëpitë në shkolla shqipe.

“Ju dëshmuat se një populli mund t’i mbyllen shkollat, mund t’i ndalohen librat, mund t’i kufizohet liria, por kurrë nuk mund t’i ndalohet mendja, nuk i shuhet etja për dije dhe nuk i shteron vullneti për të edukuar brezin tjetër”, – deklaroi Presidenti i Republikës, duke theksuar se falë kësaj sakrifice Kosova ka bërë progres të rëndësishëm në arsim.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Presidenti i Republikës inkurajoi arsimtarët të përballen me sfidat e kohës, duke theksuar se arsimi cilësor mbetet një sfidë kombëtare.

“Gjuha jonë është pasuria jonë e përbashkët dhe mbrojtja e saj është një projekt kombëtar që na përfshin të gjithëve. Shteti duhet të jetë partneri juaj kryesor në këtë mision, duke siguruar që energjia juaj profesionale të ketë mbështetjen e duhur institucionale. Në emër të Republikës së Shqipërisë, ju shpreh mirënjohjen më të thellë për dijen që përcillni, për përkushtimin që tregoni dhe për shembullin që jepni e frymëzoni”.

Në përfundim të përshëndetjes së tij, Kreu i Shtetit theksoi se 7-Marsi është një moment reflektimi kombëtar, pasi investimi në arsim është investim për të ardhmen dhe respekti për mësuesit është respekt për veten dhe shoqërinë.

Posted Under:
Anash Vendi
Tagged:
Bajram Begaj Presidenti

Nga e njëjta kategori

Humb jetën një efektiv policie në Korçë, plagoset një tjetër gjatë një operacioni

më shumë...

“Zvërneci i ndotur”, Rama publikon pamjet dhe mbron investimin 4 miliardë euro: Do ta ngrejë Shqipërinë në Ligën e Kampionëve të turizmit

më shumë...

“Tregoni forcë pa e kthyer në kokëfortësi”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

më shumë...

Makinat përplasen kokë më kokë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen drejtuesit e mjeteve

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner

Minute pas minute

8:23

Humb jetën një efektiv policie në Korçë,...

8:10

“Zvërneci i ndotur”, Rama publikon pamjet dhe...

8:02

“Tregoni forcë pa e kthyer në kokëfortësi”,...

10:21

Makinat përplasen kokë më kokë në autostradën...

10:03

“Jemi në një luftë hibride”, Rama për...

9:57

Maran e nis me “këmbën e majtë”...

9:33

Mos i kombinoni kurrë këto ushqime në...

9:28

Irani paralajmëron: Sulmi ndaj Bejrutit rrezikon rikthimin...

9:02

Costa mesazh politikës 4 ditë para zgjedhjeve:...

8:57

Si të zgjidhni një pjepër, 3 truke...

8:47

Gjermania dështon të sigurojë vendin në Këshillin...

8:03

SHBA-ja ka ridrejtuar mbi 125 anije tregtare...

8:00

Protesta para Kryeministrisë, Rama publikon dy projektet...

7:43

Samiti i ardhshëm i NATO-s në Turqi,...

7:39

Tragjedia në Shëngjin, këta janë dy të...

7:30

Tragjedia në Shëngjin, Begaj: Ngushëllime familjeve! Institucionet...

7:01

Formacionet Zyrtare/ Ndeshja miqësore me Izraelin, ja...

6:59

Protesta për Zvërnecin/ Policia largon makinat nga...

6:53

Tensione pranë kryeministrisë, hidhet ujë mbi protestuesit

6:45

Protesta për Zvërnecin, tension mes policisë dhe...

Më të klikuarat

  • Tragjedia në Shëngjin, këta janë dy të rinjtë që humbën jetë...
  • Tragjedi në Shëngjin! Dallgët e detit u marrin jetën dy pers...
  • Maran e nis me “këmbën e majtë” aventurën në stolin kuqezi...
  • Zvërneci, Rama: Hetimet e SPAK do u japin fund spekulimeve...
  • Trafik armësh dhe grup kriminal, Gjykata e Posaçme dënon tre...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.