Subscribe

U zhvillua në Durrës këtë të enjte seanca e radhës ndaj zyrtarit iranain Hamid Abbasid Nouri, i akuzuar për vrasje e tortura ndaj rivaleve politikë në vendin e tij.

 

Të tjerë dëshmitarë që strehohen në Manëz, dhanë dëshmitë e tyre lidhur me masakrën e ndodhur në burgun famëkeq të Gohardasht të Teheranit, ku u ekzekutuan rreth 30 mijë mbështetës të opozitës iraniane.

 

Sipas përfaqësuesve të opozitws iraniane, dëshmitë janë vetëm një pjesë e gjithë kësaj masakre që u ndërmor nga autoretetet qeveritare kundrejt anëtarëve të rezistencës.

 

 

MUHAMAD MUHADDESIN

KESHILLI KOMBETAR I REZISTENCES IRANIANE

 

Kjo është vetëm një pjesë e asaj që ka ndodhur në vitin 1988, ku në pak javë u vranë dhe masakruan me shume se 30 mijë vetë. Ata ishin një pjesë e madhe anëtare të rezistencës tonë dhe të tjerët civile të pafajshëm. Dëshmitë e 7 personave përfunduan sot, por në do të vazhdojmë gjyqin ndaj ish zyrtarit të burgjeve Hamid Nuri në Stokholm, ashtu siç është parashikuar nga drejtësia suedeze. Këto dëshmi hedhin dritë dhe janë prova e fortë se çfarë ndodhi.

 

Që prej datës 9 nëntor, në gjykatën e rrethit gjyqësor Durrës, 7 dëshmitarë që kanë vuajtur në burgjet e regjimit të Ajatollave kanë rrëfyer para trupit gjykues masakrat e bëra prej zyrtarit Hamid Nouri.

 

I ashtëquajturi “Xhelati i Iranit” u arrestua në vitin 2019 në Suedi ku po gjykohet nga gjykata e Stokholmit.

 

Ai po përballet me akuzat e ngritura për krime kundër njerëzimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *