Milani fitoi  2 me 1 ndaj Spezias në javën e 13 të Seria A. Kuqezinjtë ishin të parët që kaluan në avantazh me Theo Hernandez në minutën e 21, por megjithatë  miqtë vendosën në rrezik portën e kundërshtarëve me kundërsulme të shpejta dhe pse konkretizimet munguan.

 

Në pjesën e dytë San Siro ra në heshtje. Daniel Maldini djali i drejtuesit të klubit Milanist shënoi për Spezian duke barazuar shifrat.

 

Por, pak minuta më vonë kuqezinjtë u kundërpërgjigjën menjëherë  duke gjetur rrjetën me Tonalin, por sistemi VAR e anuloi atë për një faull të mëparshëm .

 

Kur gjithçka po dukej sikur po përfundonte, ishte legjenda Oliver Zhiru që shënoi me një asis të Tonalit. Francezi shënoi një super gol me një gjysmë roveshatë në ajër.

 

Nga gëzimi, Zhiru hoqi fanellën për të festuar duke harruar që më parë e kishte një karton të verdhë, e arbitri e ndëshkoi atë sërish duke e larguar me të kuq nga fusha e blertë.

 

Megjithatë goli i tij i dha fitoren Piolit duke e renditur Milanin të dytin në kampionat me 6 pikë me pak se kryesuesi i Napolit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *