E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

683 të vdekur këtë të mërkurë Itali, vijon ulja e numrit të infektuarve

Numri i viktimave këtë të mërkurë në Itali ka qënë sërish shumë i lartë.

 

683 persona raportohet se kanë humbur jetën nga COVID-19 në këtë shtet gjatë 24 orëve të fundit.

 

Reklamë

Janë rreth 90 viktima më pak në raport me ditën e martë ndonëse shifra është për fat të keq shumë e lartë.

 

Totali i viktimave në Itali ka shkuar tani në 7503.

 

Të sëmurë aktiv në Itali janë 57 mijë e 521 ndërsa në gjëndje kritike 3489.

 

 3491 raste të reja, janë 170 raste më pak sesa shifra e ditës së martë.

 

Një trend pozitiv I të infektuarve të rinj që në fakt ka disa ditë që është I tillë. Të shtunën patëm 4822 raste të reja, të dielën mbi 3900, të hënën 3780 ndërsa të martën 3612.

Vazhdo të lexosh

Reklamë