Mbeten ende të paqarta rrethanat e vrasjes së 65 vjeçarit, Gjergj Tusha, trupi i të cilit u zbulua me shenja dhune në trup dhe një plagë të shkaktuar nga armë zjarri mbrëmjen e të premtes në Lezhë.
Gjergj Tusha u gjet i pajetë në brigjet e lumit Mat, pranë fshatit Pllanë.
Burimet bënë të ditur se një pistë hetimi është ajo e dhunës në familje, pasi mësohet se viktima ishte pajisur tre herë me urdhër mbrojtjeje për shkak të problemeve me të birin.
Policia u vu në lëvizje pas denoncimit të vajzës së tij, e cila kishte njoftuar se kishte humbur kontaktet me të atin. Pas disa orësh kërkimesh, shërbimet e policisë gjetën trupin e pajetë.
Në zonë janë bërë kontrolle të shumta, ndërsa trupi i pajetë u dërgua për ekspertizë të specializuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë.
Deri më tani janë marrë dëshmitë e para nga familjarët e viktimës si dhe të personave të tjerë që kanë dijeni për problemet që mund të ketë patur ai.
/vizionplus.tv





