Rreth 65 vëzhgues nga Asambleja Parlamentare e OSBE do të vijnë javën e ardhshme në Shqipëri për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Drejtues i misionit vëzhgues afatshkurtër të OSBE do të jetë Azay Guliyev, i cili i quajti këto zgjedhje të rëndësishme për Shqipërinë.

 

“Ne po presim me padurim të bashkëpunojmë me partnerët tanë të kahershëm, Zyrën e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut dhe Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe të japim kontributin tonë në rrugën demokratike të Shqipërisë. Këto zgjedhje janë të rëndësishme për Shqipërinë që të tregojë angazhimin e saj për zhvillimin demokratik dhe për reformën zgjedhore.”

 

Reinhold Lopatka, që do të udhëheqë delegacionin vëzhgues të OSBE, garantoi se do të zbatohen edhe masat anti-COVID.

 

“Unë jam shumë krenar që jemi në gjendje të vendosim një numër të madh vëzhguesish, pavarësisht nga sfidat që rrjedhin nga pandemia. Unë do të doja të falënderoja të gjithë kolegët e mi vëzhgues për përkushtimin e tyre dhe gatishmërinë e tyre për t’iu përgjigjur ftesës së Shqipërisë për të vëzhguar këto zgjedhje të rëndësishme. Vëzhguesit tanë do të ndjekin të gjitha udhëzimet përkatëse dhe do të marrin të gjitha masat paraprake për të garantuar sigurinë tonë, si dhe sigurinë e njerëzve që takojmë.”

 

Vëzhguesit do t’i kushtojnë një vëmendje të veçantë mjedisit të fushatës, kornizës ligjore, administrimit të zgjedhjeve, procesin zgjedhor më 25 prill dhe mbulimin që i bën media. Konkluzionet paraprake do të bëhen publike më 26 prill, në një konferecë shtypi në Tiranë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *