Subscribe

Policë, agjentë doganorë si dhe zyrtarë të lartë qeveritarë janë të përshirë në trafikun ndërkombëtarë të heroinës. Alarmi është dhënë nga ambasadorja amerikane, Yuri Kim, e cila tha se raportohet për 65 ton të trafikuar në rajon. Në konferencën e donatorëve, Kim tha se ky trafik nuk mund të bëhet pa përfshirjen e zyrtarëve.

 

Vlerësohet se 60 deri në 65 ton heroinë kontrabandohet në të gjithë rajonin gjatë vitit. Kjo nuk është vetëm për Shqipërinë por për të gjithë rajonin. Kjo tregon se trafikimi mund të ndodhë dhe mund të ndodhë vetëm me ndihmën e aktorëve shtetërorë, policë të korruptuar, agjentë kufitarë dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë.

 

Diplomatja e lartë vërejti se krimi I organizuar dhe korrupsioni përbëjnë kërcënim për shtetin ligjor dhe mënyra e vetme për t’i luftuar ato është ngritja e institucioneve të pavarura. Reforma në drejtësi sipas saj, ka sjellë një erë të re në sistem dhe y është vetëm fillimi.

Ndërsa ambasadori i BE, Luigi Soreca kërkoi nga Shqipëria që të vendosë në fokus edhe krimet mjedisore, të cilat janë po aq fitimprurëse sa trafiku i drogës.

 

Duhet të bëhen përpjekje për të luftuar korrupsionin, sidomos në fushën e pastrimit të parave dhe korrupsionin publik. Krimi mjedisor nuk është pa viktima, sepse krijohen dëme ndaj mjedisit. Krimi mjedisor sjell shumë para dhe është po aq fitimprurës si tregtia e drogës, por është e vështirë për t’u kapur.

 

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, tha se goditja ndaj paligjshmërisë është rritur me 215% në krahasim me vitin e kaluar.

 

Gjatë periudhës Janar – Shtator 2021, janë proceduar penalisht rreth 380 persona në fushën e narkotikëve, krimit ekonomik dhe financiar, kibernetik apo në fushën e krimeve të rënda. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020, kemi një rritje me rreth 215 %. Vetëm për 9 muajt e parë të 2021, janë sekuestruar mbi 18 milion euro asete kriminale.

Buxheti i këtij viti është 4% më i lartë, ku 80% e totalit do të shkojë për policinë e shtetit kryesisht për investime të reja në pajisje dhe teknologji.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *