E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

64 të infektuar me COVID-19 në Shqipëri/ Mes tyre edhe tre italianë

Shkon në 64 numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri. Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico përditësoi të dhënat në një dalje mediatike. Ajo tha se në 24 orët e fundit janë shtuar pesë raste të reja. Nga rastet e reja, tre janë shtetas italianë që ndodhen në vendin tonë.

 

“Ju bëj me dije se, në 24 orët e fundit janë testuar 32 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar: Jane 5 raste të reja me COVID-19:
– 3 prej të cilëve shtetas Italian që ndodhen aktualisht në Shqipëri
– Një 80 vjeçar dhe nje 42-vjeçar nga Kavaja”

 

Reklamë

Në total që prej shënimit të dy rasteve të para janë testuar 697 persona. Numri më i madh i të prekurve është në Tiranë.

 

“Deri në këto momente testuar 697 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 64 raste:

• Tiranë 45 qytetarë
• Durrës 5 qytetarë
• Lushnje 2 qytetarë
• Elbasan 2 qytetarë
• Fier 6 qytetarë
• Rrogozhinë 2 qytetarë
• Kavajë 2 qytetar

Jane shënuar deri tani dy raste humbje jete

Ne Spitalin Infektiv ndodhen 32 paciente te shtruar. 3 pacientë janë në terapi intensive, por asnjëri prej tyre nuk është në respiracion të drejtuar. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.”

 

Në fund të fjalës, Albana Fico përsëriti apelin ndaj qytetarëve për të bërë kujdes dhe zbatuar rregullat.

Më shumë video

Reklamë