Kalaja e Lezhës është dëmtuar gjatë natës së të dielës nga persona të paidentifikuar.

 

Disa nga gurët që i përkasin periudhës antike janë shkulur dhe janë hedhur mbi zyrën e informacionit të kalasë, e cila është shkatërruar thuajse plotësisht.

 

Dëmtimi është konstatuar nga punonjësit, të cilët kanë njoftuar menjëherë uniformat blu. Ndërsa specialisti i monumenteve të kulturës, ded margjoni, shprehet se dëmi i shkaktuar është i konsiderueshëm.

 

Kjo është e disata herë që kalaja e Lezhës dëmtohet nga persona të papërgjegjshëm. Në këtë monument kulture mungojnë rojet dhe kamerat e sigurisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *