Policia e Tiranës ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti me armë zjarri në një familje në Paskuqan. Në pranga kanë rënë dy vëllezër.
Sipas policisë u arrestuan shtetasit Mazllam Marku, 61 vjeç (me precedent për kundërshtim të punonjësit të Policisë) dheAdem Marku, 63 vjeç, vëllezë.
Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se shtetasi Mazllam Marku qëlloi me armë zjarri kallashnikov, në ajër, për të kanosur shtetasin Adem Marku, i cili i kishte dhunuar vajzën.
Në banesën e 61-vjeçarit policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri kallashnikov, municion luftarak dhe 1 mjet prerës (sëpatë)./vizionplus.tv





