Për gati dy ore ish i përndjekuri politik Xhemal Zhuri kërcënoi se do të hidhej nga vinçi i një pallati ne ndërtim, nëse nuk do të merrte këstin e dëmshpërblimit si i burgosur politik. 61-vjeçari alarmoi policinë dhe banorët e zonës pranë Kishës Ortodokse për të cilët skena të tilla nuk janë për here të pare. Zhuri ka ndërmarre të njëjtin veprim ne po të njëjtin ndërtim dhe dy herë të tjera ne shkurt të vitit 2012 dhe nëntor të 2015. Që prej asaj kohe ai kërkon dëmshpërblimin për vitet e burgut si i përndjekur politik. Pas negociatave me policinë 61-vjeçari zbriti nga vinçi dhe u dërgua për kontroll mjekësor.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *