E diel, 15 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

6 vjet nga vizita e Papës/ Meta: Të bëjmë gjithçka që shqiponjat të qëndrojnë në folenë e tyre

Në 6-vjetorin e vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri, Presidenti Ilir Meta shprehet se nuk duhet t’i harrojmë porositë e mençura të tij.

“Shqiponjat nuk e harrojnë folenë, por fluturojnë lart. Kam parë kaq shumë të rinj, ndaj ju lutem mbajini ata në Atdheun e tyre dhe Shqipëria të shpëtojë nga dimri demografik. Duhet bërë gjithçka për të shtuar shpresën për rininë tonë, sepse ‘Ku ka rini, ka shpresë”, tha Papa Françesku në Tiranë.

Sipas kreut të shtetit, duhet të bëjmë çdo gjë që shqiptarët të qëndrojnë e të rikthehen në atdheun e tyre.

“Të bëjmë gjithçka që shqiponjat të qëndrojnë e të kthehen në folenë e tyre, dhe Shqipëria të ngrihet lart, atje ku e meritojnë ëndrrat dhe sakrificat e shqiptarëve, si një vend plotësisht demokratik, i respektuar dhe me dinjitet në Europë. Koha nuk pret më! Të kthejmë shpresën për rininë dhe për të gjithë shqiptarët”, shkruan Meta.

Vazhdo të lexosh

Reklamë