E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 03:00 Në vijim ora 03:00: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

6 vite më i ri, Miley Cyrus për diferencën në moshë me partnerin: Ai e sheh jetën shumë ndryshe nga unë

Miley Cyrus ka folur për marrëdhënien e saj me Maxx Morado, i cili është gjashtë vjet më i ri i saj .

Këngëtarja 32-vjeçare ka folur për Harper’s Bazaar dhe ka përmendur diferencën në moshë mes tyre, por edhe këndvështrimin e ndryshëm që kanë për botën.

Ai e sheh jetën shumë ndryshe nga unë ”, tha ajo në mënyrë karakteristike. Më pas shtoi: “Ai më ngjan shumë. Ne të dy nuk e marrim jetën shumë seriozisht”.

Ajo përmendi më tej bashkëpunimin e tyre në këngën “Something Beautiful”, titulli i albumit të saj të ardhshëm që do të dalë në 2025.

Reklamë

“Kam punuar me babin tim gjatë gjithë kohës. Dhe kështu u njohëm unë dhe ish-burri im, Liam Hemsworth. Kam punuar gjithmonë me njerëzit që dua. Dhe Max më frymëzon kaq shumë”, pranoi ajo për partnerin e saj.

Së fundi, Miley Cyrus shtoi për rrjetet sociale: “Ndoshta është shumë e vështirë të futesh në këtë biznes tani, me telefonat dhe Instagramin. Kjo nuk ka qenë gjithmonë pjesë e jetës sime dhe as unë nuk jam pjesë e saj tani. Nuk e kam as fjalëkalimin e Instagramit”./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë