Subscribe

6 efektivë policie kanë mbetur të plagosur nga protesta që degjeneroi në dhunë para kuvendit të Shqiperisë.

 

Bëhet e ditur se zv.drejtori I policisë së Tiranës Dhimitraq Ziu është mes të plagosurve.

 

Por dëmtimet me serioze I ka marrë një police femer e grupit “Shqiponja”. Drejt saj protestuesit kane qelluar me mjete te mprehta. Ne kete moment efektivja në tentativë për të shmangur demtimet ne koke ka vendosur duart perpara dhe kjo i ka shkaktuar demtime serioze ne tre gishtat e njeres dore.

 

Në videon e publikuar nga Vizion Plus, ajo dukej e gjakosur. Ende nuk është sqaruar zyrtarisht gjëndja e saj por burime për Vizion Plus thanë fillimisht se efektivja rrezikon te humbase gishtat , dhe per kete arsye eshte futur ne sallen e operacionit.

 

Të gjithë policët e lënduar janë dërguar në spitalin e Traumës ndersa gazetarja e Vizion Plus, Xhensila Kodra konfirmoi se ne spital jane paraqitur me lendime edhe qytetare.

 

Sipas njoftimit të sjelle për proteste e Unazës së Re para kuvendit, policia e shtetit thotë se efektivët janë lënduar me mjete të forta dhe piroteknike, hedhur nga tubuesit mbi punonjësit e Policisë, të cilat dhe janë dërguar në spital për ndihmë të specializuar mjekësore ndërsa një punojëse policie ka dëmtime më të rënda në krah.

 

Policia e Shtetit u bën thirrje protestuesve dhe përfaqësueve politikë për distancim nga dhuna dhe nga goditjet ndaj punonjësve të rendit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *