Subscribe

Shifrat e turizmit në vendin tonë shënuar një tjetër rekord. Të dhënat e INSTAT flasin se edhe muaji qershor, por edhe si 6-mujor numri i turistëve të huaj të hyrë në vendin tonë është rritur ndjeshëm, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

INSTAT thotë se si 6 mujor kanë ardhur rreth 3.4 milion shtetas të huaj. Kjo shifër është 33 % më e lartë se 6 mujori i 2022. Vetëm muajin e kaluar kanë hyrë rreth 1 milion turistë.

 

Shifra të tilla nuk janë regjistruar në vitet e mëparshme, fakt ky i cili konfirmon se sektori është në një zhvillim të vrullshëm.  Peshën kryesore e mbajnë europianët, ku në Durrës dominojnë polakët,  çekët e nordikët me ture të organizuara.

 

Ndërsa në jug,  turistët janë kryesisht individual, nga Italia, Spanja, etj.

 

Një nga faktorët e rritjes së turizmit këtë vit është fakti se Shqipëria është marketuar në shumë media ndërkombëtare. Ndërsa kostoja e lirë krahasur me vendet e tjera europiane është një tjetër faktor pse të huajt zgjedhin vendin tonë.

 

Shifra pozitive janë shënuar edhe për shqiptarët që dalin nga Shqipëria.

 

Janë 3 milion shqiptarë që kanë dalë jashtë vendit në këtë 6 mujor ose 20 % më shumë se nje vit më parë. Rritja e numrit të shqiptarëve që kalojnë pushimet jashtë vendit lidhet edhe me shtimin e linjave ajrore direkte me shumë destinacone europiane dhe jo vetëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *