E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

59 të infektuar me koronavirus në Shqipëri, një rast i ri në terapi intensive

Rritet numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri. Shefja e Epidemiologjisë, Eugena Tomini tha për mediat se janë shtuar katër raste të reja në 24 orët e fundit. Numri i pacientëve në terapi intensive vijon të jetë 3.

 

“Ju bëj me dije se, në 24 orët e fundit janë testuar 60 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 4 raste të reja me COVID-19. Tre janë raste kontakti në gjendje të mirë shëndetësore dhe një rast i ri, një pacient 66-vjeçar që po trajtohet në terapi intensive në spitalin infektiv në QSUT. Deri në këto momente janë testuar 665 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 59 raste:

Tiranë 42 raste

Reklamë

Durrës 5 raste

Lushnje 2 rast

Elbasan 2 raste

Fier 6 raste

Rrogozhinë 2 raste

30 pacientë janë të shtruar në spitalin Infektiv (nga Tirana, Durrësi, Fieri, Elbasani  dhe Rrogozhina).

Prej tyre, tre pacientë janë në terapi intensive. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.”

 

Tomini përsëriti thirrjen për qytetarët që të mos shkojnë menjëherë në spital dhe të telefonojnë 127 nëse kanë shenja të sëmundjes.

Më shumë video

Reklamë