Presidenti i Republikës Bajram Begaj, pret nesër një delegacion të gjerë arbëreshësh nga Italia, të cilët  do të zhvillojnë një vizitë treditore në Shqipëri me rastin e kremtimit të 580 vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës.

Në të marrin pjesë drejtues të krahinave dhe komunave arbëreshe, aktivistë, gazetarë  dhe përfaqësues të shoqatave që i shërbejnë dhe kontribuojnë për këtë komunitet dhe forcimin e lidhjeve me Shqipërinë.

Pritja e arbëreshëve zhvillohet në Institucionin e Presidencës më datën 2 mars në orën 07:30

Më pas Presidenti i Republikës bashkë me delegacionin arbëresh nisen për në Lezhë.

Kremtimi i 580 vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës, nis në orën 10:30 me ceremoninë e ngritjes së Flamurit tek Obelisku i Besëlidhjes së Lezhës e vijon me vizitën në Panairin e Trashëgimisë Kulturore.

Ceremonia zyrtare mbahet në Pallatin e Kulturës Lezhë, ku Presidenti Begaj do të mbajë një fjalë për të pranishmit./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *