E hënë, 5 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

551 vjetori i vdekjes së Skënderbeut, ceremoni në nderim të heroit

Ne Lezhe u përkujtua këtë të enjte 551 vjetori i ndarjes nga jeta të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeut. Ceremonia e zhvilluar pranë memorialit i cili ketë here ka ndërruar pamje pasi është rikonstruktuar.

 

Reklamë

Kryetari i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, Angjelo Masafra shfrytëzoi rastin për ti dhënë një mesazh politikës shqiptare. Sipas klerikut institucionet dhe partitë duhet te bëjnë me shume per te frenuar braktisjen e vendit nga te rinjte.

 

Me 2 mars do të vendoset për herë të parë shtatorja e Gjergj Kastriotit në qendër të sheshit që mban emrin e tij. Ndërkohe bashkia e Lezhës i është drejtuar qeverise me nje leter kur kërkon qe dita qe shënon mbajtjen e besëlidhjes se Lezhës te shpallet feste zyrtare.

Më shumë video

Reklamë