E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Ekonomi

522 familje me shtëpi të re në Laç/ Ndahen apartamentet e ndërtuara nga qeveria turke

522 familje në Laç, që u prekën nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, u vendosën sot në apartamentet e reja të ndërtuara nga qeveria turke.

 

Dorëzimi i çelësave për banorët u bë nga autoritetet bashkiake, pas përfundimit të procedurave të pronësisë.

 

Reklamë

Vete banorët u shprehën të kënaqur që më në fund po hyjnë në shtëpitë e reja.

 

Procesi i rindërtimit është duke vijuar edhe me banesat individuale, ku 112 prej tyre, sipas drejtuesve vendore, janë drejt përfundimit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë