Subscribe

Financimi prej 500 mijë dollarë nga Rusia për Partinë Demokratike ka sjellë përplasje mes deputetit të PS Pandeli Majko dhe atij të PD Enkelejd Alibeaj.

 

Ka qenë Majko ai i cili kërkoi fjalën për procedurë, duke iu drejtuar demokratëve se ata kanë marrë 500 mijë dollarë me apo pa dijeninë e tyre nga një shtet anti europian.

 

Sipas socialistit, ky është një fakt i konfirmuar zyrtarisht nga administrata amerikane.

 

 “Besoj që sot në kufijtë 24 orëve, drejtuesit e PD, me ose pa zyra e dinë shumë mirë që PD ka marrë rreth 500 mijë nga fondet ruseve, mirë do ishte që kur flasin për fondet europiane, të flasim dhe për fondet anti europiane, nuk mbyllet me ironi, përpara se t’i kërkoni Beqes sonë, po Beqes suaj, dhe ky nuk është jë faj individual, është një akuzë e konfirmuar nga administrata amerikane”, tha Majko.

 

Për replikë, ka reaguar edhe deputeti i PD Enkelejd Alibeaj.

 

“Më në fund Pandit i qenka shëruar goja se për çështje delikate, i vetmi që nuk duhet të fliste nuk duhet të ishe ti, se e di një gjë që është një makinacion që mungon sot, po si i vjetër në politikë, së paku prit dhe ca orë se do të përgënjeshtrohet, dhe shko prap të dentisti”, tha Alibeaj.

 

“I respektoj shumë këta që kanë mjekët të bardhë dhe flokë të zinj dhe dua si të jetë kështu, siç thonë këta, por po e përsëris dhe njëherë, ajo që keni diskutuar ju dhe midis vedit, është një akuzë e cila dje është ripërsëritur, unë uroj që Basha të shkojë normalisht në SHBA dhe partia që u krijua nga studentët të mos ketë këtë akuzë”, shtoi Majko.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *