Rreth 500 fëmijë rezultojnë të infektuar me koronavirus në Shqipëri. Këtë shifër e bëri të ditur shefja e Shërbimit të Pediatrisë Infektive, Gjeorgjina Kuli në studion e “Quo Vadis”. Ajo deklaroi se 44 prej tyre janë të shtruar në spital sepse kanë patur një gjendje më të rëndë shëndetësore.

 

“Fëmijët e prekur dhe të konfirmuar me COVID pozitiv janë rreth 2.5% e vlerës totale të rasteve pozitive, numërohen rreth 500 fëmijë të konfirmuar pozitivë. Numri real mund të jetë më i madh sepse mund të ketë fëmijë asimptomatikë, por janë infektuar.Të hospitalizuar janë gjithsej 44 fëmijë. Ka patur edhe raste të rënda. Hospitalizohen ata fëmijë që kanë komplikacione. Tek disa fëmijë të shëndetshëm që e kalojnë lehtëshëm sëmundjen kemi vënë re më pas që kanë pamjaftueshmëri të funksionit të shumë organeve.”

 

Anëtarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve tha se as prindërit dhe as mjekët pediatër nuk mund të kuptojnë nëse fëmija është me COVID apo me virozë stinore.

 

“Një prind nuk e bën dot diferencën, as mjeku pediatër. Nuk përcaktohet dot të përcaktohet nëse është një virus i zakonshëm apo është një infeksion COVID-19. Do të thosha që tek të rriturit ka një shenjë që është humbja e shijes dhe e nuhatjes. Por tek fëmijët nuk e marrim këtë mungesë sepse nuk e shprehin dot këtë.”

Gjeorgjina Kuli tregoi se pas datës 1 tetor ka një rritje të pozitivitetit tek fëmijët dhe këtë ajo e lidhi me rritjen e rasteve të reja në përgjithësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *