E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Teknologji

50 mln € gjobë kompanive mediatike që s’heqin lajmet e rreme

Firmat e mediave sociale në Gjermani mund të përballen me gjoba deri në 50 milionë euro, nëse ata marrin shumë kohë për të hequr përmbajtjet e paligjshme, duke përfshirë lajmet e rreme. Ministri i drejtësisë i Gjermanisë ka hartuar një ligj që kërkon të imponojë gjoba si pjesë e përpjekjeve për të vendosur rregull.

Heiko Maas tha se përpjekjet vullnetare të rrjeteve sociale për të trajtuar këtë problem nuk kishin shkuar aq larg, shkruan Techsot. Propozimi kërkon që faqet të kenë linja ndihmëse 24-orë linjave dhe të fshijnë përmbajtjet e tilla brenda shtatë ditëve.

Firmat e mediave sociale si Twitter dhe Facebook po përmirësohen lidhur me trajtimin e përmbajtjeve të paligjshme, tha zoti Maas, por të dy kanë një rrugë të gjatë për të bërë. Maas duke cituar hulumtimin që sugjeronte se Twitter fshin vetëm 1% të gjuhës së urrejtjes që thuhet për përdoruesit, dhe Facebook, 39%.

Vazhdo të lexosh

Reklamë