Grida Duma ka ngritur zërin në Kuvend për 50 milionë eurot që do të përdoren në mbështetje të grave.

 

Gjatë fjalës së saj Duma ka theksuar se nuk janë të rëndësishmë se sa rriten shifrat në letrat por produkti.

 

Të bësh një propagandë alla komunist. Shikoni; ‘Ne nuk jemi më të mirët, po më të mirë se ne nuk ka. Ne nuk kemi arritur shumë, por do bëjmë gjithçka. A kemi bërë gjithçka? Jo! Por kemi bërë mjaftueshëm’. Një gjë e dini dhe ju, kjo gjëja, 50 mln euro nuk është barazi gjinore. Ky është debati që kemi bërë. Kjo 50 mln euro është mbështetje. Jam e fushës së barazisë gjinore, e di se ça do të thotë se çfarë do të ndodhte me 50 mln euro për barazinë gjinore. Ju jeni ata që bëni dhe shani vetëveten. Njerëzit nuk ju dëgjojnë juve, se ata s’kanë detyrë t’ju dëgjojnë, Por duan të marrin produkt nga ju. Nuk është çështja nëse shifrat në letra rriten apo jo, por çfarë ndodh me realitetin e gruas. S’ka shanse që një grua që dhunohet, t’i vendoset një byzylyk te dora dhe t’i thotë je e mbrojtur.”

-u shpreh Grida.

 

“Gratë vriten. Janë shifrat tuaja. Shifrat tuaja tregojnë se nga 2016-ës, vrasja e grave brenda mandatit tuaj, deri në 2020, kanë shkuar 80.9%. 90 përqind e vrasjeve me bazë gjinie janë gra. E dimë se pse ndodh. Janë të varfër. “

-tha deputetja ndër të tjerash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *