E martë, 22 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Ekonomi

50 milionë euro për 1% humbje, OSHEE rishikon objektivat

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka rishikuar objektivat e vendosur me programin e Bankës Botërore për rimëkëmbjen e sektorit, duke parashikuar që vetëm në 2021 humbjet teknike do të arrijnë në 16.5% nga 25% që janë aktualisht.

 

Ndonëse ky objektiv duhet të arrihej në qershor të këtij viti, drejtuesit e kompanisë thonë se treguesit e parashikuar ishin bazuar në të dhëna jo të sakta. Vetëm për të ulur humbjet me 1%, kompania duhet të investojë rreth 50 mln euro.

 

Reklamë

Programi me Bankën Botërore është rishikuar pasi në fillim të 2014 kohë kur nisi ky program nuk kishte të dhëna të sakta. U bë dhe një auditim i kompanisë dhe këto tregues u certifikuan. Ndaj në 2021 treguesi i humbjeve do të ulet në 16.5 %. Ndërsa kemi llogaritur që nevojiten gjithsej 220 mln euro për të ulur humbjet në këtë nivel.-shprehet Ardian Çela.

 

Por paralelisht me këtë situatë, borxhi i keq i kompanisë nuk ka shënuar përmirësim në totalin e tij, duke qëndruar në afro 72 mld lekë. Sipas drejtuesve të kompanisë, ndikim në këtë tregues ka dhënë mospagesa nga institucionet buxhetore.

 

Kemi një përmirësim të borxhit nga ana e familjarëve si dhe nga ana e biznesit. Por nuk kemi një përmirësim nga ana e buxhetorëve. Këtu mund të evidentojmë shoqëritë e ujësjellës kanalizimeve të cilat vijojnë të mbeten problematika dhe është një çështje që ka mbetur pa zgjidhje-vijon më tej Çela.

 

Por ndonëse shumë prej abonentëve nuk i vjen fatura e energjisë në shtëpi, kompania OSHEE sqaron se ky është një problem i postës shqiptare.

 

 

Më shumë video

Reklamë