E premte, 13 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

5 viktima dhe 182 raste të reja/ Ministria e Shëndetësisë përditëson shifrat

Rëndohet bilanci i viktimave dhe i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë raportoi se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 1.055 persona, nga të cilët janë konfirmuar 182 raste të reja.

 

Këtë të martë u njoftua edhe për pesë viktima të tjera: një 64 vjeçar nga Elbasani, një 66 vjeçare nga Kurbini, një 73 vjeçare nga Korça, një 81 vjeçar nga Shijaku dhe një 75 vjeçar nga Tirana.

 

Reklamë

Numri i të shëruarve është 90, kurse i të shtruarve në spital 244. Prej këtyre, 13 janë futur në terapi intensive dhe katër në intubim. Në total, në Shqipëri janë konfirmuar 15.752 raste pozitive, 429 vdekje dhe 9.675 të shëruar.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë