E enjte, 1 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Video · Vendi

5 skema mbështetjeje për bujqësinë/ Përfitojnë blegtoria, serat, peshkimi e bletaria

Pesë skema subvencionesh në ndihmë të bujqësisë do të zbatohen këtë vit. Me fonde direkte do të mbështeten blegtoria, prodhimi në sera, peshkimi, si edhe bletaria.

 

Reklamë

Edhe këtë vit do të vazhdojë skema e mbështetjes me naftë pa akcizë për fermerët dhe për këtë janë vënë në dispozicion 950 milionë lekë. Aplikimi bëhet përmes portalit e-Albania, me vetëdeklarim.

 

Por, përveç mbështetjes me fonde direkte, fermerët kërkojnë politika orientuese për kulturat bujqësore që duhet të mbjellin, me qëllim rritjen e eksporteve.

 

EDUART SHARKA

KREU I SINDIKATES SE FERMEREVE

“Duhet të penetrojmë në tregun e Evropës, ku çmimet e eksporteve janë trefish më të larta. Zgjidhja është orientimi i fermerëve për çka duhet të mbjellin për artikujt dhe për kulturat që kanë më shumë interes që të shiten.”

 

Po ashtu, kërkohet zgjidhja e problemit me certifikatat fitosanitare, që po bëhen pengesë për eksportet tona në tregun e huaj.

 

“Shumë rrjete marketesh kanë nxjerrë non grata produktet tona për shkak të analizave.. Duhet garantuar shërbimi i agronomisë, sistemi është në amulli totale, certifikata fitosanitare jepet nga një agronom që nuk e di se ku është mbjellë apo çfarë është përdorur, duhet krijuar libri ose regjistri i fermës.”

 

Me buxhetin prej 3.2 mld lekësh të vënë në dispozicion, Ministria e Bujqësisë synon të rrisë konkurueshmërinë e prodhimeve bujqësore, të ndërtojë tregje të produkteve bujqësore dhe kafshëve të gjalla si edhe të digjitalizojë bujqësinë.

Më shumë video

Reklamë