Kryeministri Edi Rama, u ka bërë thirrje dhe u ka rikujtuar të gjithë atyre që janë në kërkim të një pune, që të aplikojnë në Platformën Kombëtare të Punësimit.
Përmes një postim të bërë në faqen e tij të Facebook, Rama thotë se janë plot 5 mijë vende pune. Ai ka treguar gjithashtu edhe hapat që do duhet të ndjekin të gjithë ata që janë në kërkim të një vendi pune.
Po ashtu Rama u ka bërë thirrje edhe të gjithë atyre që janë punëdhënës, për t’u futur në këtë platformë dhe për të regjistruar vendet e lira të punës që ata ofrojnë.