E martë, 29 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

47-vjeçari gjendet i pajetë në shkallët e banesës në Korçë, dyshimet e para

Një 47-vjeçar në Korçë është gjetur pa shenja jete në shkallët e banesës së tij.

Dyshohet se 47-vjeçari mund të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale, pasi në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.

Reklamë

Ngjarja e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të hëne në orën 16:25 minuta në lagjen nr. 18.

“Më datë 05.02.2024, rreth orës 16:25, në lagjen nr. 18, Korçë, në shkallët e pallatit ku banonte, është gjetur i pajetë dhe pa shenja dhune, shtetasi J. M., rreth 47 vjeç. Nga të dhënat e para dyshohet se ky shtetas mund të ketë humbur jetën, për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes dhe sqarimin e rrethanave”, njofton policia./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë