Subscribe

Buxheti për arsimin, vitin e ardhshëm do të jetë rreth 47 miliardë lekë, 1 miliard më shumë se vitin e kaluar, pa përfshirë fondin për rindërtimin e shkollave të dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019.

 

Për arsimin e lartë, ministria iu përgjigj kërkesës së pedagogëve duke e rritur me 7.2%. Ndërkohë, buxheti për kërkimin shkencor pëson një rritje të konsiderueshme.

 

EVIS KUSHI

MINISTRE E ARSIMIT, SPORTIT DHE RINISË

 

Në total buxheti është 47 mld lekë, një rritje me 3.8% nga viti 2022.

Për 2023 kemi 12.6 mild lekë, 9.2% rritje krahasuar me buxhetin e 2022, pa përfshirë të ardhurat e universiteteve. Nëse i ndajmë arismin e lartë dhe kerkim shkencor: 7.2% më shumë buxhet për arsimin e lartë dhe 38.2% më shumë buxhet për kërkimin shkencor krahasur me 2022.

 

Kushi shtoi se vlera e rritjes së pagës së pedagogëve me 7% i kushton shtetit 400 milionë lekë.

 

EVIS KUSHI

MINISTRE E ARSIMIT, SPORTIT DHE RINISË

 

Vlera e rritjes në buxhet është 400 mln lekë, 3 universitete publike kanë miratuar në senate pjesën tjetër të rritjes prej 8%.

 

Ministrja Kushi u ndal më tej në arsimin parauniversitar, ku nënvizoi se do të investohet në më shumë ne disa drejtime.

 

EVIS KUSHI

MINISTRE E ARSIMIT, SPORTIT DHE RINISË

 

Për programin e ri arti dhe zejet që nis në janar 100 mln lekë, për blerjen e materialeve, bazën didaktike, lekët do jenë për mësuesit që angazhohen në këtë program. zhvillohet përtej programit mësimor. 1.7 mld lekë do jene për infrastrukturë në 2023. Përfshirja në kurrikul e TIK është reflektuar dhe në smart clube. me buxhetin e 2023, 2024 ky project do shtrihet dhe në shkolla të tjera në më shumë se 100 shkolla. Fondi i bibliotekave shkon ne 25 mln lekë, kemi pasjisje didaktike për kimi, fizike biologji për laboratorë të rinj të standarteve më të larta.

 

Shpërblimet e sportistëve elitarë dhe ndërkombëtarizimi i universiteteve sipas ministrinë e Arsimit, mbeten prioritet.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *