40 të burgosur në Burgun e Burrelit, kërkesë publike Ministrisë së Drejtësisë

40 të burgosur që po vuajnë dënimin në Burgun e Sigurisë së Lartë në Burrel, i janë drejtuar me një kërkesë publike Ministrisë së Drejtësisë.

Në kërkesën e firmosur prej tyre kërkohet amnisti për të dënuarit deri në tre vite. Madje në shkresën e tyre ata japin mendimin se nuk për të njëjtën vepër disa kanë dalë për 24 orë e të tjerë për 20 ditë burg.

“Ne të dënuarit e burgut të Burrelit kërkojmë një amnisti gjithëpërfshirëse 3 vjet. Janë dhënë dënime kapitale për hallexhinjtë, ndërsa biznesmenët dhe ata që kanë para e ata që kanë mbështetjen e pushtetit dalin për 24 orë deri në 20 ditë burg.

Shumica e gjyqtarëve dhe prokurorëve që na kanë dënuar kanë dalë të korruptuar nga vettingu. Shpresa jonë e fundit është vetëm tek amnistia sepse gjykatat nuk na japin të drejtat tona që na takojnë, dënim me kusht ose shërbim prove” – përfundon kërkesa e firmosur nga 40 të dënuar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *