Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
06 September 2026
Vizion fokus

“Do ju vras”, 22-vjeçari shqiptar plagos rëndë me thikë...

Rama: S’kam ndërmend të zgjedh pasardhës! Ja ku ka...

Shpërthen vullkani në ishullin e Indonezisë, ndërpriten fluturimet

Pas monedhës 1 dollar, fytyra e Trump stampohet edhe...

20 vite diferencë në moshë, 22-vjeçari në lidhje me...

Situata e zjarreve në vend, Rama zbret në terren:...

Putin pret në Kremlin të dërguarit e Trumpit, nisin...

5 gola dhe luftë deri në fund, Partizani triumfon...

Greqia paketë të re masash: 400 euro për pensionistët,...

Çfarë ndeshjeje! 5 gola dhe spektakël në Milano, Interi...

4 të vrarë sot në Lezhë dhe Durrës/ Salianji: Keqqeverisja po merr jetë njerëzish

27 Prill 19:40

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji ka reaguar pas ekzekutimeve në Lezhë dhe Durrës, ku katër persona humbën jetën brenda pak orësh këtë të hënë.

Në një postim në “Facebook”, demokrati shkruan se siguria publike ka degraduar dhe se keqqeverisja po merr jetë njerëzish.

“Katër të vrarë, dy në Lezhë, dy në Durrës në mes të rrugës tregojnë qartë degradimin e rendit dhe sigurisë publike, qesharakëzimin e postblloqeve me polici dhe me ushtri me mitraloza apo policë me syze dhe policë me armë nëpër godina bosh që qeveria i nxjerr për të bërë foto propagande. Për fat të keq çdo ditë e më shumë keqqeverisja dhe tallja me show po merr jetë njerëzish, po falimenton biznese dhe po shkakton trauma për qytetarët.”

Në fund të postimit të tij, Salianji nënvizoi se masat e ndërmarra nga qeveria për frenimin e koronavirusit funksionojnë vetëm për qytetarët e ndershëm.

“Sot kushdo e kupton që masat e qeverisë janë për të izoluar të varfërit, qytetarët që respektojnë ligjin , bizneset e ndershme, ndërkohë që kriminelët me armë lëvizin lirshëm dhe vrasin ditën për diell.”

Pasditen e kësaj të hëne dy persona, rreth të 60-ve u gjetën të pajetë në fshatin Lalm në Lezhë. Viktimat identifikohen si Preng Simoni dhe Kol Murrani, ky i fundit ishte rapsod i njohur i zonës.

Po ashtu, vëllezërit Viktor dhe Besmir Haxhia iu është bërë atentat pak më parë në Durrës. Automjeti më të cilin po udhetonin është qëlluar me breshëri në pjesën e përparme dhe të pasme të tij duke i lënë ata të vdekur në vend.

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
durres Ervin Salianji Lezhe vrasje

Nga e njëjta kategori

“Do ju vras”, 22-vjeçari shqiptar plagos rëndë me thikë marokenin në Itali

më shumë...

Rama: S’kam ndërmend të zgjedh pasardhës! Ja ku ka gabuar SPAK

më shumë...

Ende tym në Frakull të Fierit, futen në operim 30 trupa të FA, rreziku prezent

më shumë...

Si do të jetë koha për ditën e sotme? Njihuni me parashikimin e motit, sa do të arrijnë temperaturat

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:01

“Do ju vras”, 22-vjeçari shqiptar plagos rëndë...

9:59

Zjarri vijon prej 24 orësh në kodrat...

9:33

Rama: S’kam ndërmend të zgjedh pasardhës! Ja...

9:06

Shpërthen vullkani në ishullin e Indonezisë, ndërpriten...

9:01

Ende tym në Frakull të Fierit, futen...

8:22

Pas monedhës 1 dollar, fytyra e Trump...

8:17

Si do të jetë koha për ditën...

8:14

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Shtator...

10:53

Kakao në kafenë e mëngjesit? Ja si...

10:38

20 vite diferencë në moshë, 22-vjeçari në...

10:09

Situata e zjarreve në vend, Rama zbret...

10:04

Zjarret në vend, 11 vatra aktive dhe...

9:50

Putin pret në Kremlin të dërguarit e...

8:56

5 gola dhe luftë deri në fund,...

8:44

Gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë pagat: Nuk mund...

8:39

Greqia paketë të re masash: 400 euro...

8:16

Çfarë ndeshjeje! 5 gola dhe spektakël në...

8:01

Begaj nga Frashëri: Dita e besimit dhe...

7:38

Dashuria e madhe pas të 40-ave/ 3...

7:21

Spalletti zbulon planin për Woltemade para sfidës...

Më të klikuarat

  • Greqia paketë të re masash: 400 euro për pensionistët, 500 e...
  • Rrëzohet avioni në Greqi, humbin jetën personat në bord (VID...
  • Zbardhen dy raste zjarrvënieje në Fier, arrestohet në flagra...
  • Itali/ Shqiptari kapet me 41 kg drogë, e kishte fshehur në k...
  • “Po zbrapsim kinezët, për Europën”, Rama nga Italia: Nuk kem...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.