Pas kallëzimit penal që banorët e “5 Majit” depozituan këtë të premte në SPAK në lidhje me shqetësimin e tyre për prishjen e banesave, e moshurara ka treguar për gazetarët komunikimin që pati me kryeministrin Edi Rama dje në ambientet e Kuvendit.

 

Ndërsa tregonte detaje nga biseda që realizuan rreth shqetësimit të tyre, banorja vuri në dukje edhe sjelljen e policisë kur i shkuan për të prishur banesën e tyre.

 

“Dje nuk na thanë asgjë, aty do ta japim shtëpinë me taksat e shqiptarëve. Por unë nuk kam nevoje ta marr me taksat e shqiptarëve sepse ma kanë bërë fëmijët e mi. Unë nuk i bie në qafë shtetit. Nuk kam dalë për sevap, nuk kam dalë për të më ndihmuar shteti, por ndihmoj veten unë, por shteti nuk po na le.”

 

Keni ndërmarrë akte ligjore para se të vinte policia?

 

Banorja: Kanë kërkuar urdhër mbrojtje, por nuk ka ardhur asnjë, atë ditë që janë prishur shtëpitë kanë ardhur shumë policë. Urdhër mbrojtje për të mos na nxjerrë zvarrë.

Unë nuk kam firmosur kontratë. Dje sapo kam dalë prej parlamentit prej kryeministrit më tha ti mos u merr me këtë punë se do marrësh shtëpinë, se kur, asnjë llaf. Më pas më mori telefon bashkia me tha që na ka thënë kryeministri të firmosur kontratën.

Policia është sjellë si më zi nuk ka, djalin e madh e morën zvarrë, të voglin e futën në furgon. Edhe mua 4 policë më morën zvarrë nuk më lanë të marr as rrobat dhe ilaçet. Lekët e bukës i kisha brenda. Të nxjerrin zvarrë një plakë 78 vjeçe turp i zotit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *