Subscribe

4 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa janë konfirmuar 126 raste pozitive me koronavirus, nga 504 testime të kryera.

Ministria e Shëndetësisë deklaroi këtë të diel se betejën me COVID nuk e kanë fituar në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi”, një 51-vjeçar nga Dibra, një 62-vjeçare nga Tirana, një 68-vjeçar nga Shkodra, dhe një 73-vjeçar nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Aktualisht në të dy spitalet COVID po trajtohen 112 pacientë, 19 janë në terapi intensive dhe 7 pacientë janë të intubuar.

“Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 74 raste në Tiranë, nga  raste 9 në Kavajë,  Shkodër, 6 në Durrës, nga 4 raste në Krujë, Mirditë, Vlorë, nga 3 raste në Korçë, Lezhë, Vau i Dejës, 2 në Tropojë, nga 1 rast në Elbasan, Kamëz, Lushnje, Pogradec, Sarandë.”

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 45 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2682, që nga fillimi i epidemisë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   1056

Durrës 220

Shkodër               203

Vlorë                    100

Lezhë    84

Korçë    69

Fier                        58

Elbasan                 48

Kukës    37

Berat                     31

Gjirokastër         19

Dibër                     18

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *