Pas katër orësh, mbledhja e Këshillit Politik përfundoi. Orët duket se nuk ishin të mjaftueshme as këtë herë për përfaqësuesit politikë për të arritur një produkt të dakordësuar.

Pas mbledhjes, Oerd Bylykbashi nga PD deklaroi se nuk ka ende një kompromis. Sipas tij, mazhoranca vijon të refuzojë identifikimin biometrik dhe numërimin elektronik.

“Për çështjen e administrimit të zgjedhjeve dhe gjykimit nuk heq dorë nga modeli i 30 qershorit. Vetë mbush kutitë, vetë i numëron dhe vetë shpall rezultat. PS në strategjinë e saj ka vetëm një gjë, vjedhjen dhe marrjen e votave në tavolinë. Kjo është një vizë e kuqe që opozita nuk do të lejojë të kalohet. Pa u arritur dakortësia për propozimin tonë që bllokon mbushjen e kutive përmes identifikimit biometrik të zgjedhësve në të gjitha qendrat e votimit, të gjitha përpjekjet e tjera nuk janë gjë tjetër veçse përpjekje për të maskuar.”

Bylykbashi tha për mediat se mazhoranca ka refuzuar çdo propozim të opozitës.

“Kemi bërë propozime për të garantuar votën e zgjedhësve shqiptarë që ajo votë të numërohet e paprekur. Të gjitha propozimet tona janë refuzuar pavarësisht fleksibiletit te opozitës që për çështje të caktuara të ecet për të gjetur kompromis.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *