E shtunë, 10 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

4 muaj pa marrë pagat, futbollistët e Vllaznisë bojkotojnë stërvitjen pa afat

Futbollistët e Vllaznisë kanë vendosur të bojkotojnë pa afat stërvitjen per shkak se kane afro 4 muaj pa u paguar.

Vendimi u mor nga lojtarët para seancës stërvitore të ditës së sotme ku nuk mjaftoi edhe përpjekja e administratorit Lici qe i kërkoi lojtareve 10 ditë kohë për të zgjidhur kaosin, stërvitjen duke qenë se nuk janë bindur nga fjalët e administratorit Lici për problemin e rrogave të prapambetura.

Reklamë

Bojkotin e stërvitjes pa afat e bëri publik për mediat, kapiteni Gilman Lika.

Kur kanë mbetur më pak se dy javë nga fillimi i kampionatit, Vllaznia është në kaos total, kjo edhe për shkak të problematikes në bashkinë e qytetit që është pronarja e klubit. Gjasat janë, sic tha edhe administratori Lici që skuadra të zbresë në fushë më ekipin e dytë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë