Katër deputetë të opozitës parlamentare, Artur Roshi, Besnik Troplini, Suzana Topi dhe Fatjona Dhimitri  janë shprehur pro marrëveshjes për Reformën Zgjedhore.

Në një prononcim për mediat nga jashtë Kryesisë së Kuvendit, Dhimitri deklaroi se kjo marrëveshje është i vetmi kusht i plotësuar për hapjen e negociatave, ndërsa shtoi se ky konsensus nuk mund të mbahet peng.

Nga ana tjetër, Artur Roshi pohoi se ai dhe disa deputetë do të japin votën pro. Ndërsa, Troplini theksoi se Shqipëria ka vetëm dy rrugë për të ndjekur, BE dhe SHBA-të.

“Balli Kombëtar është një parti e hapur dhe ne kemi dalë gjithmonë mbi veten. Ne do të jemi pro kësaj marrëveshje, ne nuk morëm atë që deshëm, por është ajo që i duhet vendit. Ne para integrimit nuk mund të zgjedhim një rrugë tjetër, pasi ajo është kusht për hapjen e negociatave. Jemi në një linjë me Fatmir Mediun dhe Agron Dukën sa i përket listave të hapura, dhe qëndrimet e mija i kam thënë edhe më herët”, tha Roshi.

Edhe Suzana Topi konfirmuar këtë të enjte se do të votojë pro marrëveshjes së arritur më 5 qershor në Këshillin Politik.

Në një postim “Facebook” deputetja Topi shkruan se tashmë Parlamenti e ka shumicën e nevojshme për të votuar një orë e më parë dhe për t’i qëndruar korrekt konsensusit.   

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *